Uncategorized

Zhdukja e dy vajzave të mitura, policia jep njoftimin zyrtar: Janë shoqe me njëra-tjetrën, erdhën prindërit të denonconin rastin

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për zhdukjen e dy vajzave të mitura që u raportuan si të humbura. Në njoftimin e bërë publik, thuhet se ishin prindërit ato që kaë denoncuar zhdukjen e vajzave të cilat janë shoqe së bashku.

Denoncimi është bërë në datën 1 Janar, dy ditë më parë. Menjëherë policia ka nisur kërkimet për dy vajzat 16-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Burime për Channel 7 bëjnë me dije se dy vajzat adoleshente janë larguar nga banesa e tyre, mëngjesin e 1 janarit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vajzat me iniciale M.H dhe K.A., kanë marrë me vete kartat e identitetit, telefonat dhe para për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Njëra prej tyre kishte kursyer një shumë të madhe parash që kishte mbledhur nga festat e fundvitit. Gjithë çka dihet prej tyre është se vajzat u ka thënë prindërve më 1 janar se do ikin tek njëra-tjera për t’i uruar “live” vitin e ri, por më pas janë zhdukur të dyja.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button