Uncategorized

Zidan me Covid-19, alarm te Reali: Vetëm 17 madrilenë të gatshëm për Alavesh!

SPANJE – Nga kampin “los blancos” i Madridit vinë lajme të këqija. Raportohet se trajneri Zinedin Zidane, pas një analize tashmë rutinë të protokollit para çdo ndeshjeje, ka rezultuar i infektuar me koronavirus, duke shkaktuar panik te Reali.

“Galaktikët” njoftojnë, se trajneri është izoluar dhe skuadrën në ndeshjen e radhës ndaj Alavesh, do të drejtojë ndihmësi i tij David Betoni, i cili edhe ka dalë në konferencën për shtyp, në mungesë së trajnerit francez.

Gjendja alarmante te madrilenët është në nivelin maksimal. Qarkullon frika se mos Zinade mund të ketë infektuar ndonjë futbollist, por edhe mungesat në organikën e Realit për transfertën e sotme ndaj Alavesh, ku vetëm 17 lojtarë janë të gatshëm për betejë.

Për ndeshjen në fjalë, trajneri Betoni nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Serxho Ramos që nuk ka dalë në stërvitje, Dani Karvahal dhe Frederiko Valverde, të cilët janë të dëmtuar, Rodrigo nuk është i gatshëm, ndërsa Naço është izoluar.

B.T (Dosja.al)

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button