Bota

Zjarre masive përfshijnë Australinë, rrezikohen njerëzit dhe shtëpitë

Departamenti i Zjarrit dhe Shërbimeve të Urgjencës paralajmëroi se dy zjarret ishin jashtë kontrollit dhe kërcënonin shtëpitë. Njëri prej zjarreve, ishte përhapur në një kosh mbeturinash, duke shkaktuar tym të rrezikshëm.

AUSTRALI-Dy zjarri kanë ndodhur ditën e djeshme në zonën Perth të Australisë, ku banorëve iu është kërkuar të largoheshin nga banesa për shkak të tymrave toksike.

Departamenti i Zjarrit dhe Shërbimeve të Urgjencës paralajmëroi se dy zjarret ishin jashtë kontrollit dhe kërcënonin shtëpitë. Njëri prej zjarreve, ishte përhapur në një kosh mbeturinash, duke shkaktuar tym të rrezikshëm.

Banorët në disa periferi në jug të Perth u paralajmëruan të rrinin vigjilentë ndërkohë që 150 zjarrfikës luftonin me një zjarr që ka rrafshuar më shumë se 230 hektarë tokë që nga e shtuna. Rreth 60 njerëz u zhvendosën në siguri dhe një qendër evakuimi është ngritur në zonë.

Ndërkohë, kushdo që ishte vetë-izoluar për shkak të Covid-19 iu tha që të largohej dhe të strehohej me familjen ose miqtë larg zonës. Nëse nuk mund të ktheheshin në vendndodhjen e tyre në karantinë brenda një ore, atyre u kërkua që të thërrisnin policinë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button