Sport

Zyrtare: Mesfushori shkodran Ramadani, bashkohet me Drenicën në Kosovë!

KOSOVE – Mesfushori Behar Ramadani, ashtu sikundër u përfol, i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Vllaznisë. Në pamundësi për të gjetur hapësira aktivizimi, shkatërruesi shkodran ka zgjedhur, që gjatë merkatos së janarit, të bashkohet me skuadrën kosovare të Drenicës, e cila drejtohet nga trajneri gjirokastrit Bledar Devolli.

Shkodrani, me një përvojë të pasur në futbollin shqiptar, do të përpiqet të ndihmojë Drenicës për të mbijetuar në Ipko Superligën e Kosovës, që është edhe objektiv i saj. Ramadani ka firmosuar një kontratë sezonale, me opsion edhe për një vit tjetër.

“Behar Ramadani, përforcimi i parë i ekipit! Mesfushori difenziv Behar Ramadani, zyrtarisht është lojtar i FC Drenica! Ai sot në ambientet e klubit është prezantuar dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë lojtar i Vllaznisë nga Shkodra. Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij sezoni, me mundësinë e rinovimit. Behar Ramadani është përforcimi i parë në këtë afat kalimtar (merkato), kurse klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe prurjet tjera!,”- njofton klubi kosovar i Llapit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button