Politike

40 mln euro për blerje votash/ Berisha: Zgjedhjet e lira u ekzekutuan para votimit

Qeveria shqiptare ka përdorur një mega-skemë për të blerë votat me paratë e buxhetit të shtetit. Sipas denoncimit të MCN, të paktën 40 milionë euro janë shpërndarë nga qeveria përpara zgjedhjeve, nga fondet për rindërtimin prej tërmetit, me qëllim manipulimin zgjedhor. Pas këtij skandali reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, zgjedhjet u blenë përpara votimit

STATUSI I BERISHES

gjedhjet e lira të ekzekutuara para votimit!

Mego-operacioni i blerjes së votës!

Në kundërshtim flagrant me ligjin, direkt nga buxheti i shtetit u derdhën 40 milion euro në kontot bankare të qytetarëve të bashkisë së Durrësit dhe bashkive të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Gazetarët investigativë Klodian Tomorri dhe Aranita Brahja kanë zbuluar operacionin më të madh të blerjes së votës me paratë e thesarit të shtetit!

Ju ftoj të ndiqni videon dhe të lexoni përmbledhjen e investigimit te tyre të publikuara nga MCN.

https://www.facebook.com/watch/?v=229898785597269

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button