Politike

Agron Gjekmarkaj: Ngjarja e Kavajës, fytyra e vërtetë se me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Rama

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj shprehet se plagosja e militantit të PD në Kavajë tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes së Edi Ramës.

“Ngjarja e Kavajës është fytyra e vërtetë se me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Edi Rama shqiptarët prej 8 vitesh. Tmerri që po përjeton në ditët e fundit në krye të pushtetit absolut e ka nxjerrë nga binarët edhe më shumë, e ka shfazuar, e ka shpërfytyruar.

Shqiptarët më 25 Prill votojnë ndëshkimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës, votojnë lirinë dhe kthimin e pushtetit shërbimit të vendit. Votojnë të ardhmen e familjes dhe Shqipërisë.

Do të jetë ditë e bukur, pranverë e bukur”,- shkruan Gjekmarkaj në një postim në Facebook.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button