Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ka humbur jetën 50-vjeccari me inicialet A. H.

Policia Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’ është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button