BotaUncategorized

Alarm në London Bridge, gjendet një pako e dyshimtë. Dëshmitarët: Po vrapojnë të gjithë nëpër shinat e trenave

Bëhet me dije se stacioni London Bridge është evakuar nga policia e armatosur për shkak të një “sendi të dyshimtë” të identifikuar në zonë.

Një burrë i cili ishte bllokuar në tren tha se udhëtarëve u ishte thënë se ishte gjetur një pajisje e dyshuar si eksploziv, ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se ishte si një “pako e mbikëqyrur” dhe shiheshin njerëz duke vrapuar me shpejtësi në dalje të stacionit.

Ish aktori i EastEnders, Daniel Coonan i cili ndodhej në momentin e frikës në stacion, tha se pa helikopterë ” të shumtë ” në qiell pasi policia u thirr rreth orës 12:45 pasdite. Pasagjerët dolën nga stacioni London Bridge në Southwark duke vrapuar, duke i lënë vend Policisë Britanike të Transportit (BTP)  të merrej me “sendin e dyshimtë ” në tren.

Gjithashtu, i gjithë stacioni London Bridge është evakuar, duke u mbyllur si një masë paraprake për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Ishim të bllokuar në trena pranë Urës së Londrës dhe na duhej të zbrisnim nëpër shina që të largoheshim sa më shumë”,u shpreh Coonan.

Më vonë, firmat hekurudhore u shprehën menjëherë se: “Shërbimet e urgjencës janë marrë me incidentin dhe stacioni do të rihapet së shpejti.”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button