Argetim

Ana e ‘Përputhen’: Djemtë tradhtojnë sepse vajzat pas 2 muajsh lidhje…

Në rubrikën ”Trotuar” në ”E diell” u diskutua në lidhje me temën sepse tradhtojnë burrat dhe në lidhje me të dha opinionin e saj edhe ish-konkurrentja e ”Përputhen”, Ana Lleshi.

Ajo u shpreh se një burrë që tradhton nuk quhet burrë. Madje Ana shton nëse i dashuri e tradhton, ja ka falur asaj tjetrës pasi ai vlen zero.

”Vajzat zakonisht kur lidhen, vishen, zbukurohen që të duken sa më bukur te partneri. Por pasi kalojnë 1-2 muaj, bëhemi si nëndaja ime. Ai është mësuar të të shohë bukur, të do dhe të respekton. Por shikon një më të bukur. Ajo e tërheq fizikisht. Unë mendoj se femra duhet ta mbajë veten gjithmonë, jo vetëm në 3-mujorin e parë”, tha më pas Ana.

Duke iu drejtuar femrave, ish-konkurrentja tha se meshkujt kanë nevojë për shumë adrenalinë.

”Jepuni shumë adrenalinë, nëse nuk dëshironi të shkojë te tjetra. E nëse ai shkon te tjetra, në rrotë të somës, dhe ajo fatlumja që do të ketë pas teje dhe pas meje, ja ka fut vetes”, përfundoi Ana.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button