Aktualitet

Apeli i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Montella: Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella ka bërë thirrje që qytetarë të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Montella: Të jesh pjesë e klubit të OSBE-së, do të thot që çdo vend ka përgjegjshmërinë e vet për të pranuar faktin se ka vëzhgues të huaj. Natyrisht që jemi këtu me ftesë të autoriteteve por autoritetet gjithashtu e kanë të detyrim të ftojnë anëtarët e klubit që të jenë pjesëmarrës në vëzhgimin e zgjedhjeve. i jep më shumë kredibilitet procesit, më tepër transparencë. Misioni që ne kemi këtu është shumë i gjerë, i përbërë nga ekspertë të institucioneve demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

Ata janë këtu për dy muaj, ashtu sikurse i gjithë spektrumi elektoral, nga ata të administrimit e deri tek media, fushata, bashkëveprimi me komunitetin ndërkombëtar këtu. Pra ata vëzhgojnë të gjitha aspektet e më pas ka një komponent të anëtarëve të Parlamentit, dhe ne kemi një delegacion të madh me anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së por edhe nga Këshilli Evropian. Këto dy komponentë bëhen bashkë në këto ditë të fundit të zgjedhjeve, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i procesit.

Ne natyrisht nuk jemi këtu për të gjykuar rezultatin e zgjedhjeve, ai nuk na intereson, ne jemi të interesuar në mënyrën se si kryhet i gjithë procesi. Këtë e kemi bërë prej vitesh në Shqipëri, për mua është hera e katërt që vëzhgoj zgjedhjet që nga 2009-ta. Kjo e ndihmon vendin në përmirësimin e sistemit elektoral, procesit elektoral. Është një kontribut do të thoja për vendin që ne vëzhgojmë.

Natyrisht që po. Zgjedhjet janë një dhuratë e madhe, një mundësi për shtetasit që të ngrenë zërin kundrejt politikanëve apo qeverive. Do tu thoja: Dilni dhe votoni, ushtroni të drejtën tuaj të votës në mënyrë të lirë, pa frikën e intimidimit. Voto dhe bëhu pjesëmarrës sepse ky është moment që ti të ngresh zërin për të ardhmen e vendit tënd. Ndaj ky është një moment tejet i rëndësishëm.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button