Politike

Aplikuesit për legalizime do t’i gënjejmë/ Pranon Artan Lame: Kam folur si politikan. Meta e Basha: Skandal! Të ndërhyjë drejtësia

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një AUDIO-PËRGJIM, në të cilin dëgjohet teksa drejtori i Kadastrës, Artan Lame u heq vartësve nga fjalori fjalën “jo”. Në përgjimin prej 2 minutash, Lame u ka bërë të qartë tijëve se nga 320 mijë aplikuesit për legalizime, vetëm 60 mijë prej tyre do ta marrin dokumentit, ndërsa të tjerët do të gënjehen. 

Gjatë mbledhjes, Lame bën me dije se me “bekimin” e kryeministrit Edi Rama, qytetarët do të mbahen me shpresa deri pas votimeve, në mënyrë që të mos e dërgojnë votën e tyre për Partinë Demokratike. 

“Ne nuk duam t’i themi ëë që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është… Millosheviçi ti thojë që ëë ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë…,”-dëgjohet Lame në përgjim. Vetë Lame nuk e ka mohuar se është ai personi në video, por pretendon se audioja është shkëputur nga një mbledhje e vitit 2017.

Ndërsa shton se para vartësve ka përdorur retorikën e një politikani, ndërsa shtoi se të gjitha problemet që përmenden në video janë zgjidhur me ligjin e ri.  Po ashtu, Lame sfidoi “përgjuesit” duke i kërkuar që të gjenin një kategori ndërtimesh, e përmendur në përgjim, që të mos jetë e zgjidhur me ligj. 

Ndërkohë menjëhere pak publikimit të përgjimit, i pari që kërkoi ndërhyrje ishte presidenti Ilir Meta, i cili shtoi se institucionet e Drejtësisë, duhet të ndërhyjnë. Ndërsa shtoi se Policia duhet që të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e votës. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi përgjimin si skandal. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button