Politike

Avokati i Popullit i dha të drejtë banorëve të Radhimës, flet Meta: Rilindja e ka në karakter, merr votat dhe iua fut pas zgjedhjeve

Vendimet e Kadastrës kanë qenë të pajustifikuara. IKMT ka ndëshkuar pa të drejtë qytetarët. Objektet kanë qenë të deklaruara për legalizimet deri në vitin 2015. Bashkia Vlorë ka arritur deri aty sa ka thënë që nuk ka dijeni për shkeljen. Organet kanë gjetur një sërë shkeljesh të drejtave të njeriut. Ato fakte që qytetarët u ankuan te Presidenti rezultuan të vërteta. Përpjekjet që ka bërë zoti Damian i cili i takoi qytetarët vetëm pasi ata u takuan me Presidentin dhe i premtoi se do i japi zgjidhje. Të gjithë shqiptarët që kanë probleme me legalizimet e morën përgjigjen nga përgjimet e Artan Lamës. Ai porosiste vartësit nga 170 mijë do legalizojmë vetëm 60 mijë por nuk do iu themi qytetarëve se nuk na japin votat. Pra t’iu marrim votat dhe t’iua fusim pas zgjedhjeve siç e kanë të rilindjes në karakter.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button