Shendet

Bilanci ditor i Covid/ Ja sa raste dhe humbje jetësh shënohen në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 138 raste të reja nga 2584 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 465.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 465

Të shtruar në spitale 160

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2584

Testime totale 615,147

Raste pozitive 129,980

Raste të shëruara 103,066

Raste aktive 24,556

Humbje jete 2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18113

Fier 2090

Durrës 966

Shkodër 830

Gjirokastër 794

Korçë 631

Vlorë 389

Dibër 311

Kukës 264

Elbasan 93

Berat 60

Lezhë 15.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button