AktualitetPolitike

“Blerja dhe shitja e votës janë vepër penale”, Soreca e thotë qartë nga Elbasani: Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të ndershme, dhe të pranohet …..

Soreca:

Përshëndetje, mirëdita të gjithëve, ne vendosëm që të vizitojmë Elbasanin, njësoj siç kemi bërë dhe në qytete të tjera, donim të përcillnim mesazhin që e kemi përcjellë së bashku që në 25 Mars, të kemi një fushatë te qytetarët dhe nevojat e tyre, dhe jo te sulmet dhe intimidimet.

Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderve që takuam, dhe mësuam edhe cilat ishin shqetësimet e tyre. Ajo që është e rëndësishme për ne është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente, dhe të gjitha palët të pranojnë rezultatin e tyre.

Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, u kujtojmë se kjo është një vepër penale, dëgjuam dhe për shitje vote, mos harroni që dhe kjo është një vepër penale.

Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, që do të vizitojmë qendrat e votimit. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button