Analiza

Bushati: Nuk fitoi Rilindja, në grabiti makineria shtetërore

Ditën e sotme, drejtuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Urszula Gacek bëri një deklaratë të fortë, kur tha se shqetësimi kryesor në këto zgjedhje ishte fakti se partia në pushtet dhe shteti ishin bërë një. Rreziku i partisë-shtet duket se ishte më i madhi në këto zgjedhje.

Kështu mendon edhe analisti Andi Bushati, i cili shkruan se këto zgjedhje nuk u fituan nga PS, por u grabitën nga shteti.

“Këto zgjedhje nuk u fituan nga Rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë ka qenë partia shtet. Jo më kot drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Urszula Gacek foli për “keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore” dhe “qëndrimin e turbullt në kufirin mes partisë dhe shtetit”.

Provat janë tepër të dukshme. Përgjimet për votat që u blenë me anë të legalizimeve të shtëpive, dalja e të dhënave nga bashkia Durrës, që vetëm në muajt e fushatës ka shpërndarë po aq të ardhura sa përgjatë gjithë vitit që shkoi, për ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, fakti se Erion Veliaj u kujtua të japë në mars 50 mijë lekëshin e bonusit të bebeve për të cilin nuk ishte kujtuar që prej 2017-ës, shtimi i vendeve të punës në administratën shtetërore dhe nëpër bashki, paratë që u hodhën në fushatë nga kompanitë publike janë vetëm pjesëzat e një pazlli manipulimi teknologjik.

Pra, ndonëse kryesuesja e vëzhguesve të OSBE/ODHIR flet për një kufi të papërcaktueshëm mes shtetit dhe partisë, ai nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e inaugurimeve në shkolla e spitale për të bërë fushatë, në përdorimin e maskave të PS nga anëtarët e kabinetit qeveritar, por me një mendësi totalitare shumë me të strukturuar dhe të thellë,” shkruan Bushati.

Sipas tij, kjo mendësi totalitare u pa qartë në dy raste, te skandali i të dhënave dhe te përplasja e përgjakshme në Elbasan.

“Vetë personalisht si gazetar i Lapsi.al, unë pata mundësi të testoja një organet e reja të dala nga reforma në drejtësi, SPAK-un. Një nga drejtimet kryesore të punës së tij janë dhe krimet zgjedhore. Por kur kjo prokurori speciale u ndesh me njërin prej tyre, zbulimin prej nesh të databazës me vjedhjen e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, kryqtarët e drejtësisë së re nuk guxuan të hetonin as E-Albanian që dyshohej se i kishte nxjerrë ato, as Partinë Socialiste që i kishte në përdorim për të blerë dhe transferuar votën falë patronazhistëve. Si një organ krejtësisht “KAPS” prokuroria speciale u mjaftua të merrej vetëm me ne gazetarët.

Edhe më i rëndë është roli i saj në mosveprimin që solli si pasojë krimin e tmerrshëm të Elbasanit. Ndonëse opozita i kishte denoncuar me emër dhe mbiemër ata që mblidhnin karta dhe blinin vota, SPAK as e vuri ujin në zjarr, e mbajti një javë në sirtar denoncimin dhe pastaj e përcolli në prokurorinë e Elbasanit, ku prokurori ishte në konflikt interesi, pasi qe vëllai i një kandidati të rilindjes. Pikërisht kjo blerje kohe në favor të PS, jo vetëm i la udhë të lirë trafikantëve të votave, por i hapi rrugën edhe një vetëgjyqësie që rezultoi fatale.

Po në këtë ngjarje doli bllof edhe policia e shtetit. Vetë kreu i saj Ardi Veliu, manipuloi personalisht provat duke mashtruar se në vendin e krimit, në Elbasan, nuk u gjetën elementë të vjedhjes së votës si: para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button