Politike

Çështja e kryetarit të Partisë Demokratike/ Zbulohet kur do mbahen zgjedhjet brenda partisë

Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Partia Demokratike do të mbajë në korrik zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.

“Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen”, tha Salianji.

Salianji foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ndër të cilët ka qenë dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani.

Ndër aktorët politikë që kërkuan dorëheqjen e krydemokratit pas humbjes së zgjedhjeve, ishte edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.

Salinaji ndër të tjera foli edhe për deformimin e vullnetit të zgjedhësve në 25 prill, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ishte i tillë nëse nuk do të kishte vjedhje votash.

Për Nishanin, humbja e këtyre zgjedhjeve ishte përgjegjësi e plotë e Lulzim Bashës, dhe se ky i fundit u shpreh ai, duhet të merre përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button