Aktualitet

Çifti i parë i lejlekëve në Gjirokastër/ Boni: Po përgatitim terrenin për folezim

Mesa duket lejlekët po kthehen nga shtegtimi dhe vendi i parë ku ata u shfaqen në Shqipëri në qytetin e Gjirokstrës.Ka qenë Shoqata Shqiptare që merret me studimin e zogjve (AOS) e cila e ka bërë të ditur lajmin e mirë në këtë kohë, ku i gjithë vendi po kalon krizën si pasojë e virusit më të ri COVID-19. Pavarësisht situatës ky detaj nuk i ka shpëtuar ekspertëve, të cilët theksojnë që shumë shpejtë do të vijnë lejlekë të tjerë edhe në vende të tjera të Shqipërisë.

Përveç rënies së numrit të foleve për shkak të persekutimit dhe humbjes së habitateve të ushqimit, duket se shumë lejlekë nuk i mbijetojnë shtegtimit apo dimërimit, e thënë ndryshe fluturimit të tyre për mbijetesë e për pasojë nuk kthehen më në foletë e tyre në Shqipëri.  Lejlekët, sikundër shumë shpend të tjerë shtegtarë, përballen gjatë rrugëtimit shtegtues me plot rreziqe ku dallohet brakonazhi apo vrasja e qëllimshme, përplasja me infrastrukturën energjitike, elektroshoku etj.”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button