Sport

CR7 i bën dhuratën super luksoze Georginës

Nëse bwhet fjalë për ti bërë dhuratë partneres së tij Georginës, CR7 nuk kursehet.  

Bizhuteri, fustane, çanta luksoze dhe makina sportive janë zgjedhje tepër të parëndësishme. 

Ai nuk ka frikë të guxojë kurrë, dëshiron më shumë për të dashuren e tij. 

Për këtë ai i dha asaj vilën e ëndërrave e cila kushton as më pak dhe as më shumë se dy milion e gjysmë euro, jo në Torino, ku ata aktualisht banojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid. 

Por a flet kjo për largimin e CR7 nga Juve?

Performancat e Ronaldos me fanellën bardhezi kanë qenë mjaft të mërzitshme javët e fundit, dhe thashethemet për një largim nga Torino tashmë janë në horizont.

 Blerja e vendbanimit të ëndrrave një hap larg nga vendi ku jetonte futbollisti në kohën e Real Madrid nuk bëri asgjë tjetër përveç se i shtoi  zjarrin thashethemeve.

 Por sipas gazetës Portugeze Correio da Manhã, e cila raportoi lajmin ka qetësuar tifozët Juventusit.

Gazeta është shprehur se  blerja u bë vetëm si një investim.

Ronaldo dhe Rodriguez, të paktën për momentin, janë të lumtur në Torino së bashku me fisin e tyre të vogël të fëmijëve. 

Ata janë bashkë dhe duken gjithnjë e më të afërt.

 Georgina nuk fitoi vetëm zemrën e Cristianos, por edhe besimin e tij të plotë. 

I nisur gjithnjë e më shumë si një sipërmarrës, Ronaldo i besoi partneres së tij menaxhimin e biznesit të klinikës së implantimit të flokëve. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button