AktualitetPolitike

Deklaratat e Vuçiç në mbrojtje të Ramës, Berisha: Ndërhyrje dëshpëruese! Citon si papagall tezat e argatit të tij në Tiranë

Berisha ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se pas Bashës qëndron Berisha. 

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se pas Bashës qëndron Berisha.

Berisha shkruan se ndërhyrja e Vuçiç është dëshpëruese e se citon si papagall tezat e argatit të tij në Tiranë, duke thënë se prapa Bashës qëndron Berisha, ka një problem të madh personal me Bashën.

Miq, që në fillim të fushatës elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhisë, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç ka angazhuar fshehtas në kundërshtim me rregullat dhe ligjet ndërkombetare mjete financiare, ekipe të tëra manipuluese në mediat sociale, Baton Stanishiqin, këshilltar dhe kompaninë e tij të polleve dhe resurse të tjera në mbështetje të argatit të tij në Tiranë, Edvin Kristaq Ramës apo Zografit Bis”- shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Ndërhyrje dëshpëruese e serbomadhit Vuçiç për fatin e argatit të tij në Tiranë. Për Edi Ramën kambanat po bien në të katër anët.

Miq, që në fillim të fushatës elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhisë, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç ka angazhuar fshehtas në kundërshtim me rregullat dhe ligjet ndërkombetare mjete financiare, ekipe të tëra manipuluese në mediat sociale, Baton Stanishiqin, këshilltar dhe kompaninë e tij të polleve dhe resurse të tjera në mbështetje të argatit të tij në Tiranë, Edvin Kristaq Ramës apo Zografit Bis.

Dy ditët e fundit, pasi e pa se argati i tij në Tiranë është humbës i pashpresë, Vuçiç me kerkesë të tij përsëriti akuzat banale të ish shefave të tij Sheshel dhe Nikoliç të rrezikut të rikthimit në pushtet të PD sepse sipas tij kjo parti Basha dhe Berisha që qëndron pas këtij të fundit janë për Shqipërinë e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet per diferencë midis PD dhe PS prej dy pikësh ndërkohkë që kjo diferencë është aktuailsht 4 pikë në favor të PD. Miq, prapa këtyre ndërhyrjeve të pashembullta në fushatë elektorale të serbomadhit Vuçiç në favor të argatit të tij në Tiranë qëndrojnë:

a- Fundi me 25 prill i vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit,

b- Fundi i mbështetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxitës të Serbisë së Madhe.

c-Fundi i luftës së ftohtë të qeverisë shqiptare ndaj Prishtinës zyrtare.

d- Ardhja në pushtet e Lulzim Bashës pas asaj të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, pra e një gjenerate të re politikanësh për kombin shqiptar, shënon një epërsi të madhe politike, diplomatike dhe imazhi në rrafshin ndërkombëtar për të dy vendet krahasuar me udhëheqjen arkaike që ai përfaqëson në Beograd dhe që argati i tij përfaqësonte në Tiranë.

Së fundi, serbomadhi Vuçiç që citon si papagall tezat e argatit të tij në Tiranë, duke thënë se prapa Bashës qëndron Berisha, ka një problem të madh personal me Bashën. Ai i trembet shumë kontributit direkt të Bashës si njohës i mirë i dosjes së Millosheviçit në Hagë se mos Basha kryeministër mbështet nismën tashmë publike të nisur nga disa politikanë të njohur perëndimore për ngritjen nga drejtësia ndërkombetare të akuzës për krime lufte dhe genocid kundër Aleksandër Vuçiç geobelsit të Millosheviçit.

Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjen flagrante të serbomadhit Vuçiç në fushatën elektorale në mbështetje të argatit të tij Zografi Bis dua ta garantoj atë se më 26 prill ai dhe argati i tij do të marrin përgjigjen e hidhur dhe të merituar nga shqiptarët. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button