Politike

“Diçka e tmerrshme fshihet”, kush është deputeti i parë i LSI që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Maliqi, përmes një postimi në Facebook shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e votimit në qarkun ku ai kandidon. Maliqi shprehet se diçka e tmerrshme fshihet pas këtij rezultati, pasi votat e tij janë blerë dhe manipuluar nga mazhoranca.

Njoftimi i plotë: Të dashur bashkë qytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia,për mua jo vetëm në qarkun e Berat por në gjithë vendin,dicka e tmerrshme fshihet.Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button