Aktualitet

Dropull, mungesë e transportit publik/ Banorët: Asnjë institucion nuk po jep përgjigje problemit

Transporti publik është një shërbim i cili mungon në të gjithë fshatrat e Bashkisë Dropull,e kryesisht atij të Sipërm. Pavarësisht se banorët e zonave të ndryshme, në territorin e kësaj bashkie, e konsiderojnë një domosdoshmëri vendosjen e këtij shërbimi dhe kanë kryer jo pak herë kërkesa, ende deri më sot nuk është marrë asnjë inisiativë konkrete, çka detyron këtë komunitet të përballet me tarifa të larta sa i takon lëvizjes së tyre drejt qendrave më të zhvilluara, pasi e vetmja mënyrë për të qarkulluar, është ajo me shërbimin taxi. Banorët e fshatit Koshovicë dhe Llongo, aty ku edhe jemi ndalur, janë shprehur se ky shqetësim është prezent prej vitesh, dhe vetëm për të mbërritur pranë fshatit Vrisera, duhet të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra, shumë kjo e njëjtë me atë të linjës Gjirokastër-Tiranë, por pa llogaritur këtu vazhdimin e itenerarit të tyre nga Vriseraja drejt Gjirokastrës apo edhe më tej, ku sigurisht çmimi biletës është në ngritje.

Shërbimi tranpsortit publik është një faktor që sjell jo pak vështirësi ekonomike për banorët e zonës së minoritetit grek, duke patur parasysh, se shumica e banorëve të mbetur janë të moshës së tretë, dhe të vetmet të ardhura kanë pensionet, por shuma që përfitojnë është mjaft e ulët, kjo referuar edhe ligjit përkatës së përllogaritjes së shumës përfituese, e cila ndahet në kategori të ndryshme. Vendosja e shërbimit të transpotit publik në dispozicion të qytetarëve është një shërbim në varësi të pushtetit vendor, por deri në këto momente Bashkia Dropull nuk po i jep zgjidhje këtij problemi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button