Politike

E akuzuan për arsimin e saj/ Myrvete Asqeri: Sajesat dhe shpifjet tuaja nuk funksionojnë. Të pashkollët dhe humbësit e “Rilindjes” të përgatiten për 25 prillin

Kandidatja për deputete në qarkun e Gjirokastrës Myrvete Asqeri me anën e një postimi në faqen e saj në Facebook u është përgjigjur akuzave të ngritura për arsimin e saj.

Sajesat dhe shpifjet tuaja nuk funksionojnë pasi e dinë fare mirë banorët e Gjirokastrës dhe më gjerë nivelin tim profesional dhe certifikatat e mia dëshmojnë rezultate të shëlqyera në arsimin tim të mesëm dhe universitar, – shkruan Asqeri në postimin e saj.

Postimi i plotë:


Të nderuar miq, duke mos patur kohë për shkak të takimeve të shumta me banorët dhe takimeve të tjera që më presin po gjej këtë hapësirë për t’u thënë atyre, të cilët i njoh se cilët janë dhe i njeh e gjithë Gjirokastra dhe Shqipëria, se sajesat dhe shpifjet tuaja nuk funksionojnë pasi e dinë fare mirë banorët e Gjirokastrës dhe më gjerë nivelin tim profesional dhe certifikatat e mia dëshmojnë rezultate të shëlqyera në arsimin tim të mesëm dhe universitar.
Të pashkollët dhe humbësit e “Rilindjes” të përgatiten emocionalisht, psikologjikisht dhe ligjërisht pas humbjes së madhe që i pret më 25 prill.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button