Aktualitet

E çuditshme nga Kavaja, komisioneri mbyll qendrën 3 orë para përfundimit të orarit: Po rri kot

Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar.

Komisioneri u shpreh për mediat, se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej disa orësh dhe për këtë arsye vendosi ta mbyllte.

“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.
E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”, u shpreh komisioneri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button