Sport

E kryer/ Bayern Munich zgjedh pasuesin e Hans Flick, kontratë e nënshkruar deri në vitin 2026

Është mbyllur më në fund çështja e trajnerit të ri të bavarezëve.

Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i Bayern Munich duke nisur nga sezoni i ri. Ka qenë vetë klubi gjerman që ka bërë zyrtare këtë vendim duke i dhënë fund aludimeve në lidhje me pasuesin e Hansi Flick. Nagelsmann ishte një emër që qarkullonte prej kohësh në media e gjithashtu edhe në pankinën e Bayern.

Më në fund palët kanë arritur në një kompromis dhe 33 vjeçari është tashmë në krye të gjigandëve gjermanë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button