AktualitetPolitike

E RËNDË/ Denoncimi i fortë, Vojo Bregu: Vëllai i kryetarit të PS në Vorë po blen tani vota në fshatin Gjokaj, me 100 mijë lekë

Në një reagim në rrjetet sociale, Bregu thotë së blerja e votave po ndodh sonte në Vorë, në fshatin Gjokaj.

TIRANË– Vojo Bregu, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë ka denoncuar se sonte, disa orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit, shitblerja e votave vazhdon.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bregu thotë së blerja e votave po ndodh sonte në Vorë, në fshatin Gjokaj. Blerësi në fjalë është vëllai i kryetarit të PS, Rexhep Shehi, Enver Shehi.

DENONCIMI I PLOTË:

Në këto momente shtetasi Enver Shehi, vëllai i Rexhep Shehit, kryetar i Partisë Socialiste Gjokaj, bashkia Vorë, është duke blerë vota me 100 mijë lekë në fshat.
Shtetasi Spartak Muka punonjës i OSHEE, dje dhe sot është duke blerë vota për Partinë Socialiste në Gërdec dhe Marqinet.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar këto krime elektorale që po ndodhin në bashkinë e Vorës.
I bëj thirrje qytetarëve të Vorës që të refuzojnë këta banditë që po përpiqen të blejnë të ardhmen e tyre.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button