Bota

E rëndë në Greqi, 74-vjeçari vret me armë gjahu djalin e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Koropi të Greqisë, mëngjesin e kësaj të hëne.

Mediat greke shkruajnë se një baba ka vrarë me armë gjahu djalin e tij.

74-vjeçari e ka qëlluar me armë në bark djalin e tij 48-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button