BotaSport

Evertoni triumfon ndaj Arsenalit, fitore me ‘aromë’ Championsi

Ka përfunduar takimi ndërmjet Arsenalit dhe Evertonit e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Në pjesën e parë, statistikisht Arsenali dominoi këtë takim, por Evertoni pati rastin më të mirë në ndeshje. Gylfi Sigurdsson qëlloi shtyllën nga goditja e dënimit në min (38′).

Arsenali pati më shumë kontrollin e topit dhe rastet në fushë, por Evertoni nuk bëri gabime në mbrojtje.

Në pjesën e dytë, Arsenali mundohej të krijonte diçka por nuk ia arriti. Faktikisht ishte Everotoni i cili shënoi i pari në këtë takim. Bernd Leno bëri një gabim katastrofal që rezultoi në golin e Evertonit.

Richarlison bëri një depërtim nga ana e djathtë ku vendosi të krosojë ulët në zonë, por që topin e tij e kapi Leno, dhe më pas pësoi gabimi i tij. Leno nuk mundi ta presë topin dhe topi përfundoi në gol.

Richarlison shënoi gol në min (76’) për ti dhënë avantazhin Evertonit në “Emirates”. Rezultati përfundimtar, Arseanal 0-1 Everton.

“The Toffies” hyjnë në garë për vendin e katërt, ata janë vetëm tre pikë larg vendit që sezonin e ardhshëm të kualifikon në Champions League.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button