Aktualitet

Falsifikuan mijëra euro e lekë, ndalohen 7 persona në Elbasan

ELBASAN – Krimi Ekonomik ka ndaluar dhe arrestuar 7 persona nw qytetin e Elbasanit.

Të ndaluarit janë A. L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është arrestuar N. Ll., banues në Elbasan. ABC siguroi edhe pamjet e momenti të arrestimit të njërit prej këtyre personave në qendër të Elbasanit.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “World Coins”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave.
Operacioni pas disa muajsh hetime të kryera nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Ndalohen dhe arrestohen 7 shtetas.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të falsifikuara dhe mjetet që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave false.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “World Coins”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit:
A. L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Ll., banues në Elbasan.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.
Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button