Aktualitet

FOTO/ Aktivisti zbulon skandalin: Metoda se si mund të jeni zbuluar se për kë keni votuar

Aktivisti Adriatik Lapaj ka ngritur dyshime të forta mbi fshehtësinë e votës në Shqipëri.

Sipas tij nëse këto dyshime do të vërtetoheshin atëherë ky do të ishte një tjetër skandal i madh.

Lapaj ngre dyshime se nëse kryqëzon barkodin e fletës së votimit me numrin korrespondues te pajisja e identifikimit atëherë del emri dhe për ka votuar qytetari.

Prandaj ai i drejtohet me këtë pyetje institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se nëse kjo gjë vërtetohet atëherë nuk kemi pasur zgjedhje të lira.

Postimi:

NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

A ISHTE VOTA E FSHEHTË?

Konstatoj se fleta e votimit ka BAR-KOD identifikimi.

Konstatoj se aparati që bënte identifikimin elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore.

Pyetje:

Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?

Faleminderit shumë!

Nëse vërtetohet se del, atëherë zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta!

P.s është pyetje që do përgjigje.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button