Aktualitet

Frika nga fati i Ramiz Alisë, Rama orientoi votën drejt emrit të tij

Ndërkohë që po vazhdon në të gjithë vendin numërimi i votave preferenciale për çdo kandidat, në Qarkun e Vlorës është mbyllur numërimi në shumicën e qendrave të votimit.

Pas numërimit të 352 nga 445 QV në total, ajo që bie në sy është fakti se Edi Rama ka orientuar me shumicë anëtarësinë e partisë në Vlorë drejt emrit të tij me qëllim thyerjen e herësit. Kryeministri e kishte vendos veten në dy lista i renditur i teti, në Vlorë dhe në Durrës, por duket se nuk ka qenë i sigurt te rezultati i synuar.

Kështu ai ka qenë në limitin e fundit pasi PS, në të dyja këto qarqe ka marrë fiks nga 8 deputetë, por numri i fundit rendor ku gjendej Rama ka qenë vazhdimisht i rrezikuar. Në Durrës beteja mes të Edi Ramës dhe të Elona Gurit të LSI, ka vazhduar deri në kutitë e fundit dhe diferenca ka qenë shumë e vogël.

Nga ana tjetër Vlora ishte një nga qarqet ku numërimi eci shumë ngadalë dhe në pamje të parë, dukej se “kontrollonte” situatën në Durrës. Gjithsesi edhe në këtë zonë elektorale ku Rama është investuar fuqishëm, frika për mandatin e tetë ka qenë e madhe, ndaj për siguri socialistët janë orientuar që të hidhen sa më shumë vota mbi emrin nominal të Ramës, me qëllim që për çdo rast të thyej herësin. Dhe kështu ka ndodhur faktikisht!

Kryeministri ka mbledhur deri tani plot 10. 660 vota, shifër kjo shumë më e lartë se herësi i këtij qarku. Nëse Partia Socialiste do të kishte fituar vetëm 7 deputetë në Vlorë, atëherë Edi Rama do të spostonte nr. 5 në listën e PS, Niko Kurin i cili ka marrë vetëm 1278 vota.

I frikësuar deri në momentet e fundit se mund të kishte një fat si të Ramiz Alisë në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 kur mbeti jashtë parlamentit, mendohet se të njëjtën gjë ka bërë edhe në Qarkun e Durrësit, duke orientuar strukturat për një votë nominale pro tij.

Në këtë qark Rama ndiqet nga Damian Gjiknuri me 5.666 vota dhe Vullnet Sinaj 5.596 vota. Sa i përket kandidatëve femra, listën e PS e kryeson Anila Denaj e cila ka siguruar deri më tani 3.863 vota, ndërsa pas saj renditet Anduela Tahiraj me 2501 vota.

Ndërsa për Partisë Demokratike, kandidati më i votuar deri më tani është Bujar Leskaj 4.787, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3.460 dhe Gëzim Ademaj me 3.073 vota. Nga kandidatet femra për Partinë Demokratike më e votuara është Ina Zhupa me 1.995 vota.

Votat e kandidatëve për Partinë Socialiste:
Pranvera Resulaj – 2728 vota
Anduela Tahiraj – 2501 vota
Vullnet Sinaj – 5596
Anila Denaj – 3863
Niko Kuri – 1278
Ilir metaj – 3497
Damian Gjiknuri – 5666
Edi Rama – 10660
Teuta Ramaj – 1548
Ervis Mocka – 1230
Lonard Beqiri – 861
Laura Ferati – 1575

Votat e kandidatëve për Partinë Demokratike:
Bujar Leskaj – 4787
Ina Zhupa – 1995
Fation Veizaj – 3460
Arbi Agalliu – 1431
Gëzim Ademaj – 3073
Nada Daullja – 1132
Jolia Dine – 1070
Julian Zoto – 702
Nadire Mecorapaj – 1423
Vangjell Anagnosti – 599
Ardit Hoxha – 467
Alta Haluci – 890

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button