Aktualitet

Fshati Tolar pa qendër mjekësore/ Banorët: Jemi në dorën e Zotit

Edhe pse jetojnë rreth 50 familje në fshatin Tolar në Bashkinë Këlcyrë, marrja e shërbimeve mjekësore për ta bëhet në kushte primitive. Ata tregojnë se infermieri  gjendet në një fshat më tutje  dhe u duhet të shkojnë drejt Këlcyrës.

Ndërsa në ditët kur vjen infermieri një pjesë të shërbimeve  e marrin  në shtëpitë e tyre.Mungesa e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e shërbimit shëndetësor detyron shpesh komunitetin e këtij fshati t’i drejtohet qendrave urbane dhe qytetit më të afërt duke u shtuar kostot. Në këtë kohë pandemie, banorët duhet të luten te zoti ,që të mos preken nga virusi i rrezikshëm.

Prej vitesh shqetësimin ia kanë adresuar edhe përfaqësuesve të pushtetit vendor por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button