Aktualitet

Gjrokastra ende pa turistë. Bizneset në zonën muzeale, hasin vështirësi


Qyteti i Gjirokastrës vazhdon të vuajë mungesën e vizitorëve të huaj e vendas. Edhe pse nga qeveria po propagandohet me të madhe se fushata e vaksinimit dhe respektimi i masave anticovid kanë ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, situata vazhdon të jetë kritike për bizneset që operojnë në zonën muzeale. Përfaqësuesit e disa prej bizneseve janë shprehur se turistët janë aq të paktë sa mund të numërohen dhe po përballen çdo ditë me vështirësi nga të cilat nuk mund të përballojnë as shpenzimet.

Nga të paktët turistë që mund të vizitoje në zonën muzeale një vizitor u shpreh se prej disa ditësh kishte ardhur në Gjirokastër dhe se i pëlqente shumë qyteti i gurtë.


“Është e bukur, unë jam arkitekt në boston dhe e dua këtë qytet sepse është i bukur, ndërtesat dhe rrugët, dhe njerzit janë shumë të këndshëm dhe mikpritës. Qëndroj këtu prej pesë ditësh dhe e dua shumë këtë qytet” shprehet ai.


Gjendja ekonomike e bizneseve vazhdon të jetë kritike dhe mbështetja financiare nga qeveria mungon.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button