AktualitetPolitike

Hakohet celulari i Ilir Metës/ Presidenca: Rilindja e rrëmbeu në mënyrë mafioze, u dërgojnë njerëzve mesazhe fyese e kërcënuese, i kemi identifikuar banditët dhe do kërkojmë hetim ndërkombëtar

Presidenti i Republikës ka reaguar sot pas disa denoncimeve nga ish-deputetë dhe persona të tjerë për mesazhe fyese të marra nga Kreu i Shtetit. Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi tha se këto akte vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe do kërkohet hetim i menjëhershëm.

“Në emër të Presidentit të Republikës dënojmë me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike gjoja në emër të Kreut të Shtetit nga disa persona të identifikuar që sipas të dhënave siguruara këto ditë kanë dërguar mesazhe fyese në adresë të disa qytetarëve. Këto akte të dëshpëruara kanë për autor të gjithë ata që i blenë dhe i vodhën mandatet më 25 prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Duke iu kërkuar ndjesë gjithë qytetarëve që kanë marrë mesazhe të tilla gjoja nga Presidenti i Republikës të na vënë në dijeni.
Për këtë skandal do kërkohet një hetim i menjëhershëm dhe ndërkombëtar pasi nëse institucionet tona do ishin sot funskionale askush nuk do bënte akte të tilla të çmendura që mund të vënë në rrezik dhe sigurinë kombëtare. Falënderojmë ish-kreun e bashkisë Berat Sinaj, Spahiun, ish-deputeten Silva Caka të cilët na kanë informuar menjëherë për këtë skandal. Iu kërkojmë ndjesë gjithë qytetarëve”, deklaroi Blushi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button