Bota

Horror/ Ishte në prag divorci, burri shkon në kopshtin ku ishte edukatore ish-gruaja dhe ther me thikë 16 fëmijë(VIDEO)

Dy fëmijë janë vrarë e 16 tjerë janë lënduar, në një sulm me thikë në një kopsht të fëmijëve në qytetin kinez Beili, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sulmuesi është një 24-vjeçar, të cilin policia e ka identifikuar sipas mbiemrit Zeng që ka përfunduar i arrestuar, transmeton Telegrafi.

Cak i sulmit ishin edhe edukatoret dhe fëmijët gjatë pushimit 15 minutësh, raporton media duke u thirrur në agjencinë kineze të lajmeve Sinhua.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale në Kinë, shihen fëmijët e përgjakur duke qarë, derisa disa tjerë qëndrojnë të shtrirë në tokë.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar motivin e sulmit, kurse mediat në Hong Kong raportojnë se i dyshuari kishte probleme martesore dhe ishte në prag të procesit të shkurorëzimit dhe se në kopshtin e fëmijëve ka punuar pikërisht ish-gruaja e tij.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button