Argetim

Humbi të atin në të njëjtën ditë që u bë nënë, Arbenita flet për herë të parë

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka humbur të atin në të njëjtën ditë që u bë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur motra e saj Almedina, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Babai i tyre po luftonte prej ditësh me Koronavirusin, mirëpo fatkeqësisht nuk e ka fituar betejën. Së fundmi, Arbenita ka reaguar për herë të parë rreth lajmit të hidhur.

Ajo ka ndarë një foto të të atit në Instastory, krahas së cilës ka shkruar:” U preftë në paqe babai im! E bekoftë zoti me një vend në parajsë! Ti do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë thuajuni të dashurve se i doni dhe përqafojini gjithmonë, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button