Argetim

I dha fund njohjes me Jasminën, por ja kush ia riktheu buzëqeshjen Andit

Andi i dha fund njohjes me Jasminën në puntatën e djeshme te ”Përputhen”. Ai tërhoqi deklaratën që kishte bërë për të, duke u shprehur se nuk sheh përputhje mes tyre.

”Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë. A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prap të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh”, u shpreh konkurrenti.

Po në prapaskenë çka ndodhur? Në viedon e publikuar në aplikacioni ”Përputhen”, Andi ka deklaruar se ka bërë më shumë seç duhet për Jasminën, por tani nuk do të ketë më asnjë marrëdhënie me të.

Pas deklaratës, Atdheu i ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrë. Ai i është afruar duke e thirrur”shpirti i vëllait” dhe duke e puthur në faqe.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button