Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt, arrestohet Faton Brahimi

Faton Brahimi, i cili kërkohej nën dyshimet për veprën penale të vrasjes, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se pas publikimit të fotos së personit në kërkim qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale ”Vrasje”

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari i përmendur më sipër është dërguar në ndalim policor.

Brahimi dyshohet se me armë zjarri e ka vrarë kushëririn e tij në fshatin Novosellë të Pejës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button