Aktualitet

Jeni gati për fundjavën e parë në plazh?! Temperaturat shkojnë deri në 29 gradë celsius, por nuk mungojnë reshjet

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë, që duket të jetë e para që do tiu mundësojë qytetarëve ndoshta edhe larjen në det.

Sipas zotit Osmani pritet që të ketë reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Ndërkohë, vlerat termike do të pësojnë një rritje graduale deri ditën e shtunën, ku pritet që maksimumet të shkojnë deri në 29 gradë në zonat jugperëndimore.

Ndërsa të dielën do të kemi një ulje të temperaturave deri në 27 gradë celsius.

Sakaq në zonat malore, gjatë mëngjesit temperaturat do të jenë 9 apo 10 gradë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button