Politike

Jozefina Topalli jep dorëheqjen nga partia ”Lëvizja për Ndryshim” (Deklarata)

Pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së ”Lëvizja për Ndryshim”, pasi kjo forcë politike nuk mori asnjë mandat deputeti.

”Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje, uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”,-shkruan Topalli.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button