Aktualitet

Kakavijë/ 446 emigrantë hyjnë në Shqipëri, plotësuan formular të jashtëligjshëm

Në pikën kufitare të Kakavijes për gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 446 emigrantë të cilët janë të detyruar të plotësojnë një formular ku të deklarojnë karantinimin e tyre për 14 ditë duke ju hequr kështu të drejtën e votës një e drejtë kushtetuese . Ky formular është i paligjshëm pasi ka ardhur si propozim nga Komiteti Teknik i Shëndetësisë por që ende nuk është botuar në fletoren zyrtare. Emigrantët të cilët kanë ardhur nga pika kufitare e Kakavijes për Channel-7 kanë pohuar se ky është një vendim politik dhe nuk është e drejtë tju hiqet e drejta e votës.

Emigrantet janë të painformuar për sa i përket rregullave të vendosura jo ligjërisht nga shteti Shqiptar. Ata vazhdojnë të plotësojnë një formular i cili është i jashtëligjshëm duke detyruar këta të fundit të vetkarantinohe.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button