Bota

Kapet sasi rekord kokaine në Porto Riko! Ndalohet nëndetësja me 72 milionë dollarë lëndë narkotike, 82 persona vihen nën akuzë

PORTO RICO– Një sasi rekord me kokainë është kapur në Porto Riko. Policia kapi 2500 kg kokainë në një nëndetëse të prodhuar në Kolumbi.

Nëndetësja u nis nga Kolumbia dhe u drejtua për në Porto Riko për të dorëzuar një ngarkesë me vlerë 72 milionë dollarë, por u pikas nga Garda Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara.

Mjeti lundrues afërsisht 52 metra i gjatë dhe 8 metra i gjerë, kishte një ndarje prej 25 metrash ku ishin fshehur pakot e mëdha të kokainës. Autoritetet deri më tani kanë akuzuar 82 persona të lidhur me ngarkesën.

Operacioni vijon për të kapur të gjithë personat të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button