Politike

Karantina dy-javore për emigrantët/ Tritan Shehu: Vendim arbitrar dhe politik i Ramës nga paniku i humbjes

Pasi ka reaguar dy orë më parë kreu i listës së kandidatëve për deputet i LSI-së për qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo duke denoncuar vendimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për ndalimin e emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar, ka reaguar menjëherë Prof.Dr.Tritan Shehu. Kreu i listës së kandidatëve për deputet nga PD qarku Gjirokastër Prof.Dr. Tritan Shehu e ka quajtur këtë vendim tërësisht arbitrar dhe politik që ka ndërmarrë Edi Rama si rrjedhojë e panikut që e ka kapur nga vota plebishitare kundër tij më 25 prill. Sipas Shehut, ky vendim është tërësisht i pajustifikuar që niset nga arsye tërësisht politike.

Madje Shehu shpreh bindjen e tij se qeveria e Edi Ramës do të ndërmarrë mendime të tjera arbitrare pasi Rama ka frikë votën e shqiptarëve emigrantë, të cilët mezi presin ta ndëshkojnë atë këtë të dielë. Shehu u shpreh se do të ketë një reagim të ashpër në grup pasi kjo është pengesë e të drejtës universsale dhe kushtetuese. Qëndrimi i mazhorancës përmes kukullave të saj është i pabazuar profesionalisht dhe shkencor. Kjo bëhet me të vetmin qëllim për të përjashtuar shqiptarët nga procesi zgjedhor pasi ai e di mirë rezultatin përfundimtar dhe ndëshkimin me votë që i kanë rezervuar shqiptarët emigrant.-shprehet Shehu.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button