Aktualitet

Kërcënon të motrën me thikë, i vihen prangat të miturit

Një ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gjakovës, ku një i mituri ka kërcënuar motrën e tij me thikë. I mituri pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij, e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë (thikë).

Policia e ka arrestuar të miturin, por pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Është arrestuar kosovari (i mitur) pasi pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij, e kishte kanosur atë me një mjet të mbrehtë (thikë).
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button