Politike

“Kjo është dita juaj”, Lulzim Basha takon qytetarët në Elbasan: Të gjithë te kutitë e votimit

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar qytetarët e Elbasanit këtë të diel duke i inkurajuar që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

I pyetur përse ka zgjedhur Elbasanin për të takuar qytetarët, Lulzim Basha u shpreh se e do Elbasanin për shkak se ka qenë deputet i kësaj zone.

Ai më tej deklaroi se Elbasani po prin Shqipërinë në pjesmarrjen në zgjedhje, duke shtuar më tëj se kjo është dita e qytetarëve dhe ata duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Pjesë nga biseda: 

-Ditë të bukura si kjo. Të gjithë te kutite e votimit. Janë shembuj i demokracisë. Ky diell do të shndërrisë dhe familjet e tua.

Pse Elbasanin?

-Sepse e dua shumë. Kam qene deputet i Elbasanit.

Nëse humbi do pranoni?

-Pyetjet e gabuara për personin e gabuar. Elbasani po udhëheq me pjesmarrjen, vazhdoni masivisht të shkoni në kutitë e votimit. Elbasani duket se po i prin Shqipërisë. Jam këtu për t’i bërë thirrje të gjithë drejt kutive. Kjo është dita juaj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button