Politike

Kjo ishte një betejë mes të mirës dhe të keqes që po zë rrënjë/ Albert Malaj: Faleminderit për mbështetjen, kemi shumë punë përpara

Albert Malaj i cili garoi i katërti në listë  nga Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës nëpërmjet  një postimi në faqen e tij në Facebook ka falenderuar mbështetësit e tij në këto zgjedhje.

 Ju shpreh mirënjohjen më të madhe për mbështetjen që më keni dhënë në këtë sfidë që frymëzon një mision për mua.

Faleminderit çdo komisioneri, vëzhguesi, dhe numëruesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI !

Kjo ishte një betejë mes të mirës dhe të keqes që po zë rrënjë, shkruan Malaj në postimin e tij

Postimi i plotë:

Të nderuar miq ,

Shokë e dashamirës ,

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Memaliaj !

Ju falenderoj dhe ju shpreh mirënjohjen më të madhe për mbështetjen që më keni dhënë në këtë sfidë që frymëzon një mision për mua.

Faleminderit çdo komisioneri, vëzhguesi, dhe numëruesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI !🌹

Kjo ishte një betejë mes të mirës dhe të keqes që po zë rrënjë.

Është çështje kohe.

Kemi shumë punë përpara !

Ju jam përgjithmonë mirënjohës!

Faleminderit !🙏

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button