Aktualitet

Konkursi kombëtar i punimeve shkencore/ Kikino: Nxit kërkimin shkencor-cilësor, si dhe përdorimin e librarisë dixhitale

Nëpermjet projektit CleanScore shpall “Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore” për fushat:

  1. Arsim dhe Lidership
  2. Sipërmarrje dhe Ekonomi
  3. Turizëm Kulturor dhe Eko- turizëm. CleanScore ka mundësuar për universitetet publike partnere qasjen në një nga libraritë digjitale më të mëdha në botë. U mundëson studentëve, stafit pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme, materiale në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale , CleanScore ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore”.
    Të gjitha punimet e dorëzuara do të vlerësohen edhe nëpërmjet sistemit për identifikimin e plagjiaturës. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore.
    Çmimet për fituesit:
  • Vendi i parë – 30.000 Lekë
  • 2 vende të dyta – 15.000 Lekë
  • 3 vende të treta – 10.000 Lekë
    Afati i dorëzimit: 26 Prill – 10 Qershor

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button