Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Incident në mes të sheshit Skënderbej, rrezikohet jeta e dhjetra personave. Një person hyn mes përmes me makinë dhe tenton…

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin Skënderbej, ku një person ka thyer barrierat me makinë, dhe ka hyrë në mes të sheshit.

Makina rrezikoi jetën e dhjetra personave që kanë qenë të pranishëm në shesh, në një ditë me diell, përfshirë dhe shumë fëmijë.

Ka qenë një person që ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar personin që drejtonte makinën, duke bërë një akt heroik, që do tia kishte zili çdo punonjës policie.

Personi që ishte në drejtimin e mijetit, tha se nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.

I riu që u hodh mbi makinë duke kryer një akt heroik, dëshmoi: “Pashë që vuri në rrezik jetën e qytetarëve. Nuk e njoh dhe pashë që ishte akt terrorist dhe u mundova ta ndaloj. Vrapova ta ndaloj”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button