Aktualitet

LSI do të kërkojë nga KQZ ripërseritjen e proçesit të votimit në Qarkun e Gjirokastrës.

Lëvizja socialiste për Integrim do të kërkojë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ripërseritjen e proçesit të votimit në Qarkun e Gjirokastrës. Ajo që bëhet me dije ështe fakti se kjo kërkesë do të bazohet në kodin zgjedhor ku specifikisht në nenin 160 thuhet: Komisioni qëndror i zgjedhjeve kryesisht edhe në ankesat e subjekteve i shpall zgjedhjet të pavlefshme në një ose më shumë qëndra në rast se kanë ndodhur fatkeqësi të mëdha natyrore që ka penguar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Referuar kësaj pike të nenit në fjalë detyrimisht në Gjirokastër duhet të përsëriten zgjedhjet pasi janë më mijëra emigrantë të cilëve iu mohua kjo e drejtë kushtetuese pas vendimit të Komitetit Teknik lidhur mbi situatën e krijuar nga Covid 19,ku referuar shifrave të vitit 2017 kjo ë drejtë është mohuar për gati 3000 emigrantë. Një tjetër pikë problemore është dhe pasaktësia e raportit përfundimtar ku nuk cilësohet në përqindje pjesëmarrja e qytetarëve në votime,ndryshe nga raportimet e viteve të mëparshme dhe njëherazi është detyrim ligjor. Ngelet për tu parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë komisioni qëndror i zgjedhjeve dhe a do të respektojë ligjet apo nenet e miratuara nga vetë anëtarët e këtij komisioni dhe a do ti japin të drejtën legjitime të gjithë atyre shtetasve të vendit tonë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese duke votuar për kandidatët dhe forcat politike të preferuara të tyre. Kjo kërkesë është bërë publike edhe nga sekretari përgjithshëm i Lsi,ku gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se për të gjitha këto sa më lart, por edhe parregullsi të tjera të evidentuara kjo forcë politike do të kërkojë me të drejtë përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button