AktualitetPolitike

Lulzim Basha: Opozita ka fituar, deri tani janë numëruar vetëm kutitë e bastionëve të PS

Lulzim Basha doli në mesditë në një konferencë shtypi urgjente, ku theksoi se deri tani PS-ja me djallezi ka numëruar vetëm kutitë ku dihet se janë bastione të PS. Bile tha ai se edhe këto bastione, përsëri ka humbur kuota PS-ja.

Me tej Lulzim Basha shtoi se PS-ja po bllokon numërimin e kutive të zonave Durrës, Tiranë, Kamëz,etj me qëllim të djallëzuar që të dekurajojë numëruesit e opozitës.

Lulzim Basha nënvizoi se vullneti i popullit është brenda në kutitë e votimit dhe se Opozita ka fituar, porse Edi Rama po e vonon kastile për të dekurajuar numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës në mënyrë që të deformojë rezultatet reale.

Por Basha tha se numëruesit tanë janë në krye të detyrës dhe nuk dorëzohen para kësaj manovre të pisët të Edi Ramës.

Deri tani janë pa numëruar edhe 65 përqind e kutive të votimit, çka do të përmbysë shifrat e momentit që janë për PS.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button