Bota

Mbi 3 mijë viktima në 24 orët e fundit, Covid po vret të rinjtë në Brazil

Të rinjtë në Brazil janë gjithnjë e më të prekur nga koronavirusi.  Hetimi nga Instituti Biomjekësor Fiocruz i drejtuar nga qeveria zbuloi se numri i vdekjeve nga Covid-19 midis moshave 20 dhe 29 vjeç u rrit me më shumë se 1,000% nga fillimi i këtij viti, para nisjes së fushatës së vaksinimit në vend.

Vdekjet midis moshës 30 dhe 39 vjeç u rritën me 819%, ndërsa midis 40-49 vjeç me 933%, sipas studimit.

Vdekjet dhe rastet filluan të rriteshin në janar në vendin e Amerikës Latine, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit P1, i cili fillimisht u identifikua në Amazonë dhe karakterizohet si shumë më ngjitës. Vaksinat janë në dispozicion ngadalë dhe masat kufizuese janë heterogjene nga shteti në shtet.

Fiocruz theksoi se rritja e vdekjeve në një moshë më të re mund të shpjegohet me lehtësimin e masave kufizuese ose mosrespektimi i tyre.

Ministria brazilian e Shëndetësisë njoftoi dje të premten se në 24 orët e mëparshme u konfirmuan vdekjet e 2,914 pacientëve të tjerë me Covid-19, ndërsa u konfirmuan gjithashtu 69,105 raste të tjera të SARS-CoV-2.

Më shumë se 386,000 njerëz kanë vdekur nga pandemia që kur filloi të përhapet në të gjithë Brazilin, sipas shifrave zyrtare.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button